3 shenja që tregojnë se orgazma juaj ka nevojë për ndihmë profesionale

Të gjithë e dimë që ne nuk jemi 'makina orgazme' për çdo here që bëjmë seks. Ndonjëherë, ose për shkak se nuk ndihemi në potencialin tonë maksimal, ose sepse para-loja nuk po e arrin qëllimin e duhur, sidoqoftë, ndonjëherë ndihesh.. larg.

Lifestyle

05/01/2016 21:29

Por kjo është tërësisht normale, thotë terapistja e certifikuar e seksit Kat Van Kirk. “Orgazmat mund të jenë të ndikuara nga shumë variabla, nga mënyra se si ndihemi në marrëdhënie, deri tek stresi i punës,” thotë ajo.

Por si t’a dimë nëse orgazma jonë thjesht e ka humbur rrugën për pak kohë ose nëse është diçka më serioze. Van Kirk thotë se këta janë disa tregues që është koha të përdorim një trajtim shtëpiak ose profesional, transmeton lajmi.net.

Je e stresuar rreth orgazmës

Nëse brengosesh se nuk je në gjendje të arrish orgazëm, kjo mund të ketë një ndikim të drejtëpërdrejtë në aftësinë tënde për t’a arritur. E bezdisshme, apo jo?

Në vend se të mendoni vazhdimisht rreth saj, më mirë koncentrohuni në kënaqësinë që po ndjeni në trup. Nëse orgazma ndodh- shumë mirë. Nëse jo, të paktën je kënaqur.

E shtir orgazmën rregullisht

Kur po aktron se ke arritur kulmin me qëllimet më të mira (psh nuk do t’ia lëndosh ndjenjat atij), nuk po i bën partnerit tënd asnjë nder. Ne vend se të shtiresh, më mirë analizo se pse nuk po e merr stimulimin e duhur.

Të vjen turp

Ekziston një lloj turpi në mos të qenit e gatshme të arrini orgazëm por Van Kirk thotë se duhet të flisni me partnerin nëse keni ndonjë telash.

“Nëse nuk ndiheni të rehatshme t’a diskutoni faktin që nuk mund t’a arrini orgazmën me partnerin tuaj është tregues se ju duhet të punoni në komunikimin me njëri-tjetrin” thotë ajo. Që t’ia nisni bisedës për këtë gjë mund të thoni “Nuk kam përjetuar shumë orgazma kohët e fundit,” dhe sugjero që të provoni ndonjë pozicion tjetër. Ekziston mundësia që ai do jetë i emocionuar të provojë gjëra të reja./lajmi.net.