3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes pas ndarjes, do t’ju ndihmojnë t’i shihni gjërat me një sy tjetër

Sigurisht që gjëja e fundit që mendoni kur jeni në një lidhje, është ndarja.

Fun

18/01/2019 19:20

Megjithatë shpeshherë nga një ndarje mund të mësosh aq shumë gjëra për veten dhe atë që kërkon nga një partner.

Sigurisht që të përballosh një ndarje nuk është aq e lehtë sa do të donim, por duke identifikuar gabimet e bëra do ta keni më të lehtë për t’i shmangur dhe të bëni zgjedhje më të zgjuara në jetë.

Ndarjet shoqërohen me depresion, dhimbje, lot, brengosje dhe shumë ëmbëlsira për të mbushur boshllëkun që ndjeni.

Kjo është një fazë tranzitore që e kalojnë të gjithë. Megjithatë do të vijë një moment kur do të jeni më të qetë, më të etur për të ecur përpara dhe madje në një moment do të filloni të pyesni veten se çfarë fituat dhe çfarë mësuat nga kjo lidhje, transmeton living.al.

Më poshtë ju njohim me tre pyetjet që duhet t’i bëni vetes pas ndarjes, përgjigjet e të cilave mund t’ju ndihmoni si të përballoni gjendjen në të cilën ndodheni.

1. Çfarë mësova për mënyrën se si të përballem me konfliktet? Çdo marrëdhënie ka pjesën e saj të argumenteve dhe konflikteve. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni se si të argumentoni me më shumë produktivitet në marrëdhënien tuaj të ardhshme.

2. Si u ndjeva për veten time kur gjërat ishin të vështira? Edhe marrëdhëniet më të mira kanë uljet dhe ngritjet e tyre. Reflektoni se si keni reaguar kur gjërat kanë qenë të ashpra mes jush, a keni pranuar fajin, apo çfarë zgjidhjesh keni përkrahur.

3. Çfarë do të ndryshoja po të kthehesha pas në kohë? Duhen dy njerëz për të krijuar një lidhje dhe po dy njerëz për t’i dhënë fund asaj. Askush nuk është i përsosur, dhe gabimet do të ndodhin brenda dhe jashtë marrëdhënieve. Mundohuni të mendoni prapa në kohë nëse keni pasur raste kur ju dëshironi që të mos e kishit bërë apo mos e kishit thënë diçka. Këto janë momentet kur ju vendosni një model sjelljeje dhe kuptoni gjërat që nuk ju bëjnë të ndiheni krenar për veten. Këto gjëra do ju ndihmojnë të punoni më mirë me veten tuaj dhe t’i shmangni në të ardhmen.