3 përfitimet e pabesueshme që keni prej seksit – Lajmi.net
3 përfitimet e pabesueshme që keni prej seksit
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 21:36, 6 November 2018
Marrëdhëniet seksuale janë një nevojë fiziologjike që lind bashkë me njeriun.

Pas kalimit të fazës së pubertetit, ai fillon të njohë trupin dhe të zbulojë nga pak libidon e tij. Seksi është një komponent shumë i rëndësishëm në jetën në çift, pasi jo vetëm vendos marrëdhënien në një tjetër dimension, por edhe sepse sjell shumë përfitime pozitive për organizmin. Por nëse keni kohë që keni harruar ‘’gjimnastikën poshtë çarçafëve’’ mendja juaj është ajo që do të vuajë pasojat e para.

Seksi rrit prodhimin e qelizave në tru: Në një hulumtim të vitit 2014, Universiteti Maryland dëshmoi se si aktiviteti seksual është i lidhur me një fuqi të rritur të trurit. Sipas një artikulli të publikuar në Daily Mail, seksi rritë prodhimin e neuroneve në hipokampus, aty ku ruhen kujtimet afatgjate, transmeton living.al.

Seksi përmirëson kujtesën: Nëse po i harroni shpesh çelësat e veturës brenda në shtëpi ose po harroni gjëra të tjera, është koha që të bëni më shumë seks. Seksi jo vetëm që e përmirëson kujtesën afatgjate, por është i dobishëm gjithashtu edhe për ata të cilët vërejnë se kujtesa afatshkurtër është duke iu dëmtuar.

Seksi ju ndihmon që të luftoni depresionin: Seksi nuk mund të zëvendësojë antidepresantët, meditimin apo çfarëdo lloji tjetër të trajtimit që e përdorni për të luftuar depresionin, por sigurisht se ju ndihmon. Sipas hulumtimeve, seksi ju ndihmon që të luftoni depresionin, për shkak se gjatë aktit seksual lirohen hormone të lumturisë nga dopamina dhe oksitocina, që mundësojnë përmirësim të gjendjes tuaj mentale.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO