3 mënyra se si t’i zhvilloni aftësitë tuaja të mendimit kritik (Foto)

Mendimi kritik është arti i të përdorurit arsyen për të analizuar idetë e ndryshme, si dhe të gërmoni më thellë për potencialin tonë të vërtetë.

Fun

03/12/2015 11:42

Mendimi kritik nuk është rreth asaj që të mendosh më shumë, por të mendosh më mirë.

Ti zhvillosh aftësitë tuaja të mendimit kritik do të thotë që ti mund ta hapësh një kapitull të jetës tënde të kureshtjes intelektuale.

Por, ky udhëtim nuk është edhe aq i lehtë, pasi që mendimi kritik kërkon shumë disiplinë.

Shikoni më poshtë disa mënyra që ju ndihmojnë ti përmirësoni aftësitë tuaja të mendimit kritik, e që lajmi.net i sjell për ju.

Metoda 1 nga 3: ‘Mprehja’ e aftësive pyetëseImage titled Improve Critical Thinking Skills Step 1

1) Vini në pyetje supozimet tuaja.

Ne bëjmë shumë supozime thuajse për gjithçka sepse kjo është mënyra qysh truri jonë i proceson disa copëza të caktuara të informacionit.

Por çfarë ndodhë nëse këto supozime dalin gabim, ose të paktën nuk dalin plotësisht të vërteta?

Atëherë, i gjithë sistemi duhet të ri-ndërtohet, nga fillimi e deri në fund.

– Çfarë do të thotë ti pyetni ‘supozimet’ tuaja? Ajnshtajni e kishte vënë në pyetje supozimin se ligjet e Njutonit për lëvizje munden që në mënyrë të saktë ta përshkruajnë botën.

Ai e kishte zhvilluar një strukturë plotësisht për ta shikuar botën duke e ri-përshkruar atë që ai mendonte se kishte ndodhur, duke filluar nga 0-ja.

– Ne mund ti vëmë në pyetje supozimet tona në mënyrë të njëjtë.

Pse kemi nevojë të hamë bukë në mëngjes, kur ndoshta as që jemi të uritur?

Pse ne supozojmë se do të dështojmë, kur ende nuk kemi provuar?

2) Mos i merrni informacionet si të sakta derisa edhe vet ti keni analizuar ato.

– Njëjtë edhe sikurse me supozimet, ti marrësh informacionet si të sakta mund të jetë gjë e nevojshme.

Në vend se ti kontrollojmë gjërat që çdo kush i thotë, ne jemi të prirë ti marrim informacionet si të sakta apo të pasakta, duke analizuar se nga kush vijnë ato, nga ndonjë burim i besueshëm apo jo i besueshëm.

Kjo na mban neve të mos i kontrollojmë çdo pjesë të informacioneve që na dalin përpara, duke na mundësuar të ruajmë kohën dhe energjinë.

Vetëm sepse diçka është publikuar në një gazetë apo në ndonjë emision televiziv, nuk do të thotë që domosdoshmërish është e vërtetë.

– Bëjeni shprehi që ta përdorni instinktin tuaj për ti hetuar pjesëzat e informacionit të cilat mendoni se duhet patjetër ti vini në pyetje.

Nëse ju ndiheni se nuk jeni të kënaqur me një shpjegim, atëherë pyetni personin që ta shtjelloj atë më mirë.

Nëse ju nuk e besoni një fakt, atëherë lexoni më gjerësisht rreth tij dhe testojeni vet.

Dhe nuk do të kaloj shumë kohë që ju ta keni ndërtuar një sens të mirë të asaj se çfarë duhet të hulumtohet më shumë dhe të asaj se çfarë ju keni vendosur se duhet të jetë e vërtetë pa pasur nevojë për shtjellim të mëtutjeshëm.

3) Pyetni gjithçkaImage titled Improve Critical Thinking Skills Step 2

Të bësh pyetje rreth gjithçkaje është esenciale për artin e mendimit kritik.

Nëse ju nuk e dini se çfarë pyetje të pyetni, ose nëse nuk i bëni pyetjet hiç, atëherë ju nuk do të merrni as përgjigje.

Mendimi kritik është rreth të gjeturit përgjigje për gjithçka, dhe ti gjesh ato në mënyrë elegante.

Si funksionojnë vetëtimat?

Si bien peshqit nga qielli në mes të Australislë?

Si mund ti marrim hapat e mëtutjeshëm për ta luftuar varfërinë globale?

Si ta ndalojmë prodhimin e armëve nukleare anë e mbanë botës?

Metoda 2 nga 3: Përmirësimi i këndvështrimit tuajImage titled Improve Critical Thinking Skills Step 5

1) Kuptoni paragjykimet tuaja.

Paragjykimi njerëzor mund të jetë subjektiv, i brishtë dhe keqdashës.

Një studim i fundit ka zbuluar se prindërit të cilët janë njoftuar për sigurinë e vaksinave kishin pasur më shumë përqindje të mos i lejonin fëmijët e tyre të merrnin vaksina, transmeton lajmi.net.

Përse?

Hipoteza është që me marrjen e këtyre informacioneve prindërit e pranojnë se informacioni është i vërtetë, por nëse ata i ndërrojnë qëndrimet e tyre atëherë kjo do ta dëmtojë vet-respektin e tyre – diçka që është e rëndësishme për shumë njerëz.

Ti kuptosh paragjykimet tuaja dhe ta dini se si ato mund të ndikojnë në mënyrën qysh ju silleni me marrjen e informacioneve, është esenciale për mendimin kritik.

2) Të jesh disa hapa para tjerëveImage titled 196877 5

Mos mendoni të jeni vetëm një apo 2 hapa përpara tjerëve.

Mendoni që të jeni disa hapa para tjerëve.

Thjeshtë imagjinoni që jeni një lojtar i shahut shumë i mirë i cili është duke luajtur kundër dikujt që e ka kapacitetin të mendoj disa lëvizje përpara.

Ju duhet ti përshtatni mendimet tuaja me të atij/asaj.

Si p.sh., imagjinoni problemet që munden të shfaqen në të ardhmen dhe qysh nga tash filloni ti shmangni ato.

Jeff Bezos, drejtor i Amazon.com, kishte thënë: “Nëse ju jeni duke punuar në diçka që ka të bëjë për një periudhë kohore prej 3 viteve, atëherë ju do të jeni duke punuar kundër shumë njerëzve. Por, nëse ju jeni të gatshëm të investoni 7 vite për atë punë atëherë ju jeni duke konkurruar kundër pak njerëzve, pasi që shumica e njerëzve nuk do ta bëjnë atë gjë”, transmeton lajmi.net.

3) Lexoni libra të mirëImage titled Improve Critical Thinking Skills Step 6

Asgjë nuk ka më mirë për transformimin tuaj sesa një libër të mahnitshëm.

Qoftë Moby Dick apo Philip K. Dick, shkrimet e mahnitshme e kanë fuqinë të ju ndryshojnë ju për mirë, mund të ua përmirësojnë aftësitë debatuese (literatura), mund të ju ndriçoj (jo-fiktivja), apo mund të ju ndihmoj ti lironi emocionet tuaja (poezia).

Dhe leximi nuk është vetëm për ata persona të cilët ‘janë lindur për të lexuar’.

Elon Musk, gjiganti i teknologjisë, ka thënë se ai ishte bërë profesionist në shkencat e raketës vetëm duke lexuar dhe duke bërë pyetje.

4) Vëni vetën në pozitën e të tjerëveImage titled 196877 7

Edhe mëshira mund të ju ndihmojë juve që ta zhvilloni mendimin kritik.

Qoftë nëse është fjala për përmirësimin e taktikave tuaja të negocimit apo të kuptosh literaturën më mirë, duke e vënë vetën në pozitën e të tjerëve mund të ju ndihmoj ti imagjinoni motivimet e të tjerëve, aspiratat dhe problemet.

Ju mund ta përdorni këtë informacion për të krijuar avantazh, për të qenë këmbëngulës, apo vetëm për të vetmen arsye që të bëheni një person më i mirë.

5) Gjeni 30 minuta në ditë për ta përmirësuar funksionin tuaj të trurit

Vetëm 30 minuta në ditë gjeni për ta bërë trurin tuaj më të fuqishëm dhe të aftë.

Ka plotë mënyra se si mund ta bësh këtë, ja disa ideja të cilat lajmi.net i sjell për ju:

– Zgjidhni një problem në ditë.

Shpenzoni pak kohë duke e gjetur një problem dhe pastaj provoni ta zgjidhni atë.

Problemi mund të jetë qoftë teorik, qoftë personal.

– Gjeni kohë për të ushtruar vazhdimisht.

30 minuta në ditë të ushtrimeve aerobike – të thjeshta si një ecje rreth lagjes suaj, mund të ndihmoj ta përmirësoni funksionin tuaj të trurit.

– Hani ushqimet e duhura.

Avokadot, boronicat, salmoni, arrat, orizi etj, kanë rol shumë të rëndësishëm në mirëmbajtjen e shëndetit të trurit tuaj.

Metoda 3 nga 3: ‘Mblidheni veten’Image titled Improve Critical Thinking Skills Step 4

1) Kuptoni të gjitha mundësitë tuaja.

Kur dëshironi ti përdorni aftësitë tuaja të mendimit kritik, ajo iu ndihmon të dini se cilat mundësi i keni.

Pastaj, ju i shqyrtoni të gjitha mundësitë, dhe e gjeni atë e cila është më e mirë për ju.

Ne shpeshherë mendojmë se e kemi vetëm një opsion apo zgjedhje, por me ndihmën e aftësive të mendimit kritik do ta shohim se ka shumë më shumë opsione.

2) Rrini me persona që janë shumë më të mençur se juImage titled 196877 10

Ju dëshironi të jeni ‘peshku i madh’ në një rrjet të vogël pasi që e bën egon tuaj të ndihet mirë.

Mirëpo, ju duhet ta hidhni egon tuaj.

Nëse ju me të vërtetë dëshironi të mësoni, të përmirësoheni si person apo në diçka të caktuar, dhe ti zhvilloni aftësitë e mendimit kritik, atëherë lidhni shoqëri me njerëz të cilët janë më të zgjuar se ju.

Zgjuarsia e tyre mund ta afektoj tënden, dhe rrethi i mirë mund të ju ndryshoj edhe ju, duke ju bërë më të motivuar dhe më të etur për njohur, raporton lajmi.net.

3) Dështoni derisa të bëheni të suksesshëm

Mos keni frikë asnjëherë nga dështimi.

Dështimi është vetëm një mënyrë për ta kuptuar se çfarë nuk është duke shkuar mirë.

Përdoreni dështimin si avantazh duke mësuar nga gabimet tuaja.

Miti i famshëm thotë që njerëzit e suksesshëm nuk dështojnë kurrë, kur e vërteta është që njerëzit e suksesshëm dështojnë derisa të bëhen të suksesshëm, deri në atë pikë ku për ata suksesi është e vetmja gjë e cila shihet. /lajmi.net