3 mënyra për të ndaluar shkatërrimin e seksit nga stresi

Stresi është një problem që po përhapet cdo ditë e më shumë dhe pas shumë efekteve negative, ai mund të jetë i keq edhe për jetën tuaj seksuale.

Lifestyle

03/04/2014 14:21

Në momentin kur meshkujt ose femrat ndihen të stresuar, gjëja e fundit që atyre i shkon në mendje është seksi. Ata nuk dëshirojnë të kenë një marrëdhënie seksuale pasi nuk ndiejnë fare kënaqësi për një gjë të tillë.

Ata thjesht dëshirojnë të qëndrojnë të mbyllur dhe të vemtmuar pasi nuk i intereson asgjë më shumë.

Studimet më të reja kanë raportuar disa gjëra që mund të largojnë stresin nga jeta juaj seksuale.

– Mos pritni që të bëni seks në fund të ditës. Mundohuni që të gjeni një kohë të mirë për të marrë kënaqësi. Në vend se të pritni për të bërë seks deri pas mesnate, konsiderojeni që marrëdhënien ta bëni herët në mëngjes, ose të bëni seks në dush para se të shkoni në punë.

– Shijojeni kënaqësinë e seksit. Nëse ju nuk jeni në disponim të mirë nuk do të thotë të mos keni marrëdhënie seksuale. Ju mund të shkëmbeni disa puthje dhe prekje me njëri-tjetrin, pasi ndikon pozitivisht në aspektin mental. Edhe nëse këto puthje nuk ju shpien në seks, ato do të kenë një anë pozitive për më vonë.

– Kujdesuni për shëndetin tuaj. Eshtë shumë e lehtë që ju kur jeni të stresuar ti ktheheni alkoolit apo barnave të ndryshme, mirëpo këto gjëra janë të dëmshme për shëndetin fizik dhe mental. Ju duhet që të hani me kujdes të lartë dhe vetëm ushqime të shëndetshme. Seksi mund të jetë pjesë e rëndësishme e shëndetit tuaj. Jo vetëm që largon kalori, ai mund të ju largojë edhe nga stresi.