3 llojet e njerëzve që duhet t’i mënjanoni në jetë

Ka disa lloje të njerëzve që thjeshtë nuk duhet mirëpritur në jetë, nëse dëshironi të keni një jetë të lumtur.

Lifestyle

29/05/2015 20:00

Nëse dëshironi të jetoni të lumtur, duhet ta rrethoni veten me njerëz që shtojnë vlerë pozitive tek ju.

Kushtoni vëmendje këtyre tre llojeve të njerëzve më poshtë, që të kurseheni nga shumë përvoja të këqija në jetë, transmeton Lajmi.net.

Këtu janë 3 llojet e njerëzve të cilët duhet t’i shmangni në jetë:

1. Manipuluesin
Ky lloj i njeriut është shumë mashtrues, dhe është aq mashtrues sa që ju bën të mendoni se nuk janë të tillë. Për disa arsye, këta mund të ju duken se janë mashtrues, por ata kanë aftësi të tilla bindëse sa që shpesh e shtypin gjykimin tuaj më të mirë ndaj tyre. Qëllimi i tyre është që të fitojnë besimin tuaj, dhe më pas ta përdorin atë për çfarëdo që ata dëshirojnë. Ndoshta është paraja juaj, gjinia, popullariteti, apo sa për të ju sjellë në gisht. Çështja këtu është që t’i besoni intuitës tuaj. Nëse dikush ju duket si mashtrues, atëherë ka arsye gjithmonë për këtë.

2. Nënçmuesin
Këtij lloji të njeriut ia ndien vetëm për veten. Ky person fiton një ‘energji të veçantë’ duke i shikuar të tjerët teksa vuajnë. Duke i nënçmuar të tjerët, ky lloj personi rritë vetë-vlerësimin dhe i duket vetja superior. Njerëzit janë nënçmues kur vuajnë brenda në një mënyrë apo tjetrën. Në qoftë se ata mund t’i bëjnë të tjerët të ndjehen keq, ata ndjehen më pak keq për jetën e tyre. Çështja kryesore është që të mos i kushtoni vëmendje gjërave që ata bëjnë ose thonë. Beteja që ata janë duke e luftuar është me veten e tyre, dhe jo me ju, transmeton Lajmi.net.

3. Egoistin
Ky është një person që varet në ju vetëm sa për të fituar një imazh më të mirë për veten. Egoistët dëshirojnë të jenë në sytë e të tjerëve duke pasur një nivel të caktuar, dhe nëse ata mendojnë se duke qëndruar me ju u ndihmon atyre që të rrisin identitetin e tyre shoqëror, atëherë ata kurrë nuk do të largohen nga ju. Ata nuk janë fort të interesuar që të bëjnë shoqëri. Ata janë të interesuar që të rrisin vlerën e vetes në krahun tuaj. Duhet ta doni vetën shumë për të mos e lënë këtë lloj të njerëzve në jetën tuaj. Largohuni nga këta njerëz dhe ndiqni njerëzit të cilët përshtaten me ju dhe ju shërbejnë juve. Jeta është shumë e shkurtë për ta kaluar me njerëzit të cilët nuk e meritojnë kohën dhe energjinë tuaj.