3 lëvizje bazike, për një trup tmerrësisht të bukur

Harroni ushtrimet e komplikuara në palestër. Këto lëvizje të thjeshta janë e gjitha çfarë ju duhet për një fillim të mbarë të ushtrimeve sot.

Lifestyle

03/07/2015 09:52

Ulja në stol
Ky veprim punon kryesisht me tricepët tuaj, por edhe me parakrahët, supet, gjoksin, barkun dhe prapanicën.

Si ta bëni: Do të keni nevojë për një stol, karrige apo ndonjë kuti. Vetëm sigurohuni që është e qëndrueshme. Uluni në stol. Vendosni duart  në dy anët e trupit duke u mbajtur në stol me pëllëmbë poshtë. Bëni një shtyrje nga stoli, duke pozicionuar prapanicën sa më afër stolit (foto poshtë).

1

Mbani këmbët në një kënd 90 shkallë në dysheme, uleni trupin tuaj në dysheme. Më pas bëni një shtyrje lartë, duke i mbyllur bërrylat për të vendosur tension në tricepët tuaj prapa krahëve, transmeton Lajmi.net.

2

Hapja e duarve dhe këmbëve duke kërcyer
Ku ka efekt: Në kofshët dhe stomakun tuaj.
Si ta bëni: Filloni me një pozicion duke qëndruar në këmbë, me këmbët e larguara nga njëra-tjetra dhe duart në anët tuaja.

11

Në të njëjtën kohë ngritni duart mbi kokë dhe hapni këmbët. Qëndroni kështu me këmbët hapur për pak dhe më pas bëni një kthesë të vogël në gjunjë për të absorbuar shokun.

22

Bashkoni duart mbi kokë. Menjëherë kërceni përsëri dhe ktheni duart dhe këmbët në pozicionin fillestar për të përfunduar një ushtrim të plotë. Përsëriteni këtë vazhdimisht pa bërë pauzë në mes të kërcimeve. Dhe mos harroni të merrni frymë!

33

Mbledhja e njërës këmbë
Ku ka efekt: Në ije dhe kofshë.
Si ta bëni: Përdorni një karrige apo stol dhe vendoseni prapa jush. Bëni një hap përpara për tu larguar pak nga stoli. Vendoseni këmbën mbrapsht në stol, gishtat poshtë. Qëndroni lart drejtë!

44

Përkuleni ijen dhe zgjateni poshtë nga dyshemeja. Ijet duhet të shkojnë poshtë dhe prapa. Mbajeni stomakun të shtrënguar. Vazhdoni me zgjatje me disa përsëritje të njëpasnjëshme.

55