3 gjërat që duhet t’i bëni për të lënë përshtypje të mirë tek njerëzit që i takoni për herë të parë

Përshtypja e parë mund të jetë e fuqishme dhe mund të zgjasë, kështu që duhet të keni kujdes se çfarë bëni kur takoni dikë për herë të parë.

Lifestyle

01/09/2015 22:25

Përshtypja e parë merr rreth 7 sekonda kohë për të ndodh – sekonda të vegjël dhe të shpejtë që mund të rrënojnë apo ndërtojnë karrierën tuaj, apo të ndikojnë tek bashkëshorti/ja e ardhshme që dilni të flisni për herë të parë me të.

Por, janë disa gjëra thelbësore që duhet t’i keni në mend kur takoni dikë për herë të parë – që t’i lini një përshtypje të mirë, transmeton Lajmi.net.

Këto janë tri gjërat që duhet t’i bëni për ta bërë më të mirë përshtypjen e parë:

1. Jini të hapur. Njerëzit të cilët janë të hapur dhe komunikojnë përmes duarve, dhe kanë shprehje të ndryshme të fytyrës, shihen shpesh si njerëz më të mirë dhe më të avancuar.
2. Bëjeni hulumtimin tuaj. Ne priremi për t’i pëlqyer njerëzit të cilët kanë diçka të përbashkët me ne, kështu që zbulojeni se çfarë keni të përbashkët që të dini për çfarë të flisni në takimin e parë.
3. Bëhuni dëgjues të mirë. Mund të jetë shumë e thjeshtë, por të tregosh kujdes kur dikush që jeni interesuar në të flet është një mënyrë e mirë për të lënë përshtypje. Dhe kush dëshiron të mos dëgjohet kur flet? (Lajmi.net)