3 gjërat më të këqija që i shtoni në kafe

Kafeja në përgjithësi sigurisht se nuk është një gjë e keqe. Ajo ka treguar se rritë disponimin, përmirëson kujtesën dhe shëndetin e zemrës - dhe gjithashtu ulë rrezikun nga diabeti.

Lifestyle

09/08/2015 13:16

Problemi qëndron tek sheqeri, shtojat artificiale dhe toksike që i shtoni në kafe për ta bërë atë me ‘shije’ më të mirë.

Këto janë 3 gjërat më të këqija që i shtoni në kafenë tuaj:

Aromatizues
Sigurisht se ju kënaqin kafet kur i shtoni aromatizues vanilje, karamel ose lajthi, por këto nuk janë të mira për ju, pasi janë të ngjashme me ngjyrat artificiale. Një paketim i vogël i këtyre aromatizuesve përmban rreth 19g sheqer dhe shurup. Për të rritur shijen e kafesë, është më mirë që t’i shtoni lajthi apo bajame natyrale që janë pa sheqer, transmeton Lajmi.net.

Sheqer
Pak sheqer nuk do të ju dëmtojë, por nëse pini disa filxhanë kafe në ditë dhe i shtoni sheqer shumë, atëherë kaloritë grumbullohen shumë shpejtë. Duke i shtuar 2 lugë çaji sheqer në kafe në tre filxhanët tuaj të përditshëm ju e barazoni atë me rreth 48g në total, që është më shumë se që një kanaçe e Coca-Cola përmban. Për një alternativë më të mirë, shtoni pak kanellë,  ka ëmbëlsi natyrale pavarësisht se është pa sheqer. Bonus: Studimet tregojnë gjithashtu se kanella ndihmon në uljen e sheqerit në gjak.

Qumësht pluhur
Qumështi i tillë jo domosdoshmërisht është i ‘keq’, por një hulumtim i fundit thotë se qumështi me yndyrë mund të jetë më i mirë. Një studim i fundit zbuloi se njerëzit të cilët konsumojnë regullisht qumësht me yndyrë konsumojnë më pak karbiohidrate, përderisa ata që konsumojnë qumësht pluhur apo të skremuar hanë në mënyrë të konsiderueshme më shumë karbo. Qumështi me yndyr ishte i lidhur gjithashtu edhe me një rrezik të reduktuar për 25% të diabetit të tipit 2. (Lajmi.net)