3 gënjeshtrat që femrat i thonë

Shpesh, femrat gënjejnë për t’u ndjerë më mirë, jo se dëshirojnë që të jenë gënjeshtare.

Lifestyle

05/11/2015 18:56

Kështu, më poshtë mund të lexoni për tri gënjeshtrat që ato i thonë por që në fakt nuk janë gënjeshtra:

1. “Jam mirë, me të vërtetë”.
crying-woman
Çfarë dëshiron të thotë: “Nuk jam mirë”.
Çfarë të bëni për këtë: Nuk ka rëndësi se sa shumë dëshirojnë ato që t’i lëmë vetëm, ne nuk duhet ta bëjmë. Gjëja më e keqe që mund të bëni kur një femër ndjehet keq edhe qanë është t’i thoni “Në rregull pra”. Në vend se të thoni kështu, ju duhet të tregoni kujdes dhe të brengoseni për atë çfarë po ndodh me të. Nëse vazhdoni të interesoheni, ju do ta bëni atë të ndjehet më mirë.

2. “Kam qenë në lidhje vetëm me një mashkull”.
girl-and-guy-hooking-up-on-bed
Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë:
“Kam qenë në lidhje me më shumë meshkuj”.
Çfarë të bëni për këtë: Sipas studiuesve, meshkujt gënjejnë tre herë më shumë për numrin e femrave me të cilat kanë qenë në lidhje, përderisa femrat gënjejnë duke e zvogëluar numrin për tre herë më pak. Kështu, nëse një femër ju thotë se ka qenë në lidhje vetëm me një mashkull, është mirë që ta hulumtoni atë, pasi nuk duket se mund të jetë kështu.

3. “Sigurisht, dil dhe kënaqu me shokë”.
guys-night-out
Ankthi i saj më i keq: Të argëtohesh pa të.
Çfarë do të thotë kjo: “Do të dëshiroja të dilje me mua, jo me ata”.
Çfarë të bëni për këtë: Nuk është se ajo nuk dëshiron të dalësh me shokë, por e dini, femrat janë më xheloze dhe mendojnë për gjithçka. Ajo pasi të dilni me shokë do të mendojë se si do t’i shikosh femrat tjera, si do t’i ngacmosh ato dhe ndoshta do të dyshojë se argëtimi me shokë do të dalë jashtë kufijve dhe ju do ta tradhtoni atë. Kështu, është mirë që të dilni me shokë kur ajo nuk është në shtëpi – si për shembull nëse është tek shtëpia e prindërve të saj, transmeton lajmi.net.