3 Doors Down ndalojnë koncertin për të larguar fansin që po rrihte një femër (Video)

Lideri i grupit 3 Doors Down ka bërë një gjest mjaft të mirë në një nga koncertet e tyre.

ShowBiz

19/07/2015 17:20

Në një koncert të grupit 3 Doors Down një mashkull po shtyente një femër deri sa grupi po performonte, transmeton Lajmi.net

Lideri i grupit, Brad Arnold, menjëherë e ka ndalë performancën dhe bërtiti në drejtim të mashkullit duke thënë se një mashkull nuk duhet të rrahë apo shtyejë një femër.

Ai më pas ka kërkuar nga sigurimi që fansin ta largojnë nga audienca ndërsa e gjithë kjo është regjistruar në një video nga fansat e pranishëm. (Lajmi.net)