3 arsye pse nuk duhet të flini me vathë të vendosur gjatë natës

Mos u shqetësoni, të flini me vathë nuk do të rezultojë në vdekje të parakohshme apo t’i dëmtoni veshët, por më poshtë mund të lexoni për 3 arsyet pse nuk duhet të flini me vathë.

Lifestyle

07/10/2015 14:37

1. Rrezikoni t’ua humbni shkëlqimin vathëve
Të flini me vathë të vendosur ju do të bëni që ata të dëmtohen, që nuk është shumë tronditëse por ndoshta është diçka që nuk dëshironi të ndodhë.

2. Vathët mund të jenë të papastër
Është e rëndësishme që t’i pastroni vathët që të duken sa më të mirë, por jo vetëm për këtë. Ju duhet t’i pastroni për shkak që ata mund të strehojnë edhe baktere të cilat mund të futen në vesh më pas. Ndryshe, nëse nuk janë të pastruar dhe ju flini me ta, atëherë shumë lehtë mund të shfaqet ndonjë infeksion i veshit, transmeton lajmi.net.

3. Mund ta zgjeroni vrimën e vathit në vesh
Ju tashmë ndoshta e dini se të vendosni vathë të mëdhenj dhe të rëndë mund të bëni që vrima e veshit të zgjerohet. Sipas mjekëve, një tërheqje e madhe e vathit në vesh mund të shkaktojë edhe ndarjen e lobit të veshit. Për më tepër, sigurisht se ju ndodhë të zgjoheni në mëngjes dhe të shihni se njëri vath apo të dytë mungojnë. Çdo herë që zgjoheni në mëngjes dhe shihni se një vath ka humbur, është e sigurt se ju e keni nxjerrë atë gjatë natës. (lajmi.net)