3 arsye pse duhet të pini çdo ditë çaj të gjelbërt

Momenti kur ju vendosni të trajtoni vetën mirë me një filxhan çaj pas një dite të lodhshme, ky mund të jetë moment më relaksues për ju.

Lifestyle

20/03/2017 03:48

Por ja cilat janë 3 arsyet kryesore pse duhet të konsumoni pikërisht çaj të gjelbërt.

Për bukuri

A e dini se çaji i gjelbërt ndihmon në parandalimin e plakjes dhe parandalon kancerin e lëkurës? Mund të ju ngjajë e pabesueshme, por çaji i gjelbërt përmban një antioksidantë që vret qelizat kancerogjene dhe rigjallëron qelizat e shëndosha, të cilat më pas parandalojnë plakjen e lëkurës në mënyrë efektive.

Për tretje

Shumë studime kanë ardhur në përfundim se çaji i gjelbërt ka efekt pozitiv në sistemin e tretjes. Konsumimi i tij ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku.

Për humbje të peshës

Çaji i gjelbërt përmban substanca që zvogëlojnë oreksin, sidomos për ëmbëlsira. Studimet kanë treguar se konsumimi i përditshëm i çaji ndryshon ndjenjen e shijes dhe heq dëshirën për ushqimet e ëmbëla. Gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës, pasi u mban të ngopur për disa orë./Arbresh.info