3 arsye përse mund të keni probleme me baterinë e celularit

Problemi i çdo përdoruesi të një smartfoni i është padyshim bateria.

Auto & Tek

19/01/2017 18:25

Në këtë artikull do t’ju njohim me 3 arsyet kryesore përse telefoni juaj nuk mban bateri dhe nëse nuk e gjeni veten tek asnjëra asye, bëni mirë ta dërgoni në servisin më të afërt.

Arsyeja e parë :
• Facebook ka njoftuar se ka patur një të metë në aplikacionin e saj Messenger. Kjo ka bërë që bateritë e telefonave të zbrazeshin më shpejt. Por ky problem është rregulluar. Keshtu që nëse rishkarkoni edhe njëherë aplikacionin messenger nuk do e keni më këtë problem.

Arsyeja e dytë :
• Temperaturat e ulëta ndikojnë gjithashtu në aparatin celular. Nese e keni vene re bashkë me ndjeshmerine e ekranit ka rënë edhe bateria. Keshtu temperaturat deri në minus disa grade ka bërë që bateria e telefonit të humbë energji. Ndaj edhe është shkarkuar shumë shpejt.

Një arsye tjetër :
• Energji elektrike me kapacitet jo normal. Ngarkesa e rrjetit të energjisë ka bërë që asnjë paisje të mos furnizohet lehtesisht me energji. Keshtu që nese keni provuar të karikoni telefonin dhe energjia ka qene shume me e dobet se zakonisht, duke bërë që telefoni të karikohet me ngadalë dhe të shkarkohet më shpejt./albeu