2Ton ka gati këngën e re, zbulon datën e publikimit

2Ton ka finalizuar projektin e tij më të ri.

ShowBiz

06/11/2018 09:46

2Ton ka njoftuar fansat se së shpejti publikon këngën e tij më të re, e cila kësaj radhe është duet, shkruan lajmi.net.

“Sa Gabime” do të titullohet kënga e re nga 2Ton, të cilën do ta sjell në bashkëpunim me Donjeta Morinën.

Përmes një fotografie të postuar në Instagram, këngëtari ka bërë të ditur që kënga vjen e shoqëruar edhe me videoklip dhe publikohet nesër (e mërkurë).

Kujtojmë që kënga e fundit nga 2Ton është “Shumë telefona”, projekt që është pëlqyer nga fansat e tij. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpzYe3rhOrz/