2po2 flet për një bashkëpunim tjetër me Unikkatil (Video)

Në një intervistë së fundmi 2po2 ka treguar se ka shumë mundësi që së shpejti do ketë një bashkëpunim tjetër me reperin Unikkatil.

ShowBiz

02/08/2015 23:52

Fansat kërkojnë gjatë gjithë kohës edhe një bashkëpunim mes reperëve shqiptarë 2po2 dhe Unikkatil.

Këtë e ka treguar edhe vetë 2po2 së fundmi në një intervistë ndërsa ka thënë se bashkëpunimi është i mundur, transmeton Lajmi.net.

Ai madje ka thënë se ata kanë disa nga këngët gati, të cilat nuk dihet se a do dalin për publikun, por që do ketë edhe një bashkëpunim shpreson shumë.

Besniku është në kontakt të vazhdueshëm me Viktorin, i cili jeton në Amerikë, e edhepse asnjëherë nuk janë takuar, ata janë shumë shokë dhe bashkë kanë sjellë dy këngë të suksesshme, ‘Besnik i rrugës’ dhe ‘Fitore e sinqert’./Lajmi.net

YouTube player