28 Nëntori, VIP-at urojnë 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Sot, Shqipëria feston 106 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

ShowBiz

28/11/2018 17:20

Me këtë rast, Dita e Flamurit konsiderohet si njëra ndër festat më të mëdha shqiptare e cila festohet anekënd, shkruan lajmi.net.

Edhe këtë herë artistët kanë zgjedhur mënyra të ndryshme dhe mjaft të veçanta për të uruar festën.
Rrjetet sociale kanë shpërthyer me postime të ndryshme rreth festës së Flamurit, posaqërisht nga të famshmit tanë.

Përveç kësaj, lajmi.net. ka kontaktuar edhe disa prej këngëtareve të njohur dhe në vazhdim ju sjellim urimet që kanë bërë.

Robert Berisha, DJ Pm, Albatrit Muqiqi, Fero, Uki Latifi, Korab Shaqiri, Lori, Meda dhe Burak Vehapi, Arta Bajrami, Mihrije Braha dhe Remzie Osmani, janë disa prej tyre që nuk munguan në këtë ditë madhështore.

Robert Berisha

Robert Berisha me anë të një video ka uruar të gjithë shikuesit e lajmi.net, festën e Flamurit.

“Tung tung, shfrytëzoj rastin me ju uru festën e Flamurit, 28 nëntorit me një veshje kombëtare me fustanellë, urime të gjithë lexuesve të lajmi.net”.

DJ PM

Krejt shqiptareve kudo qe jon ju uroj festen e 28 nentorit. E sa ma shume paqe , dashni per krejt shqiptart kudo qe jon.

Albatrit Muqiqi

https://www.instagram.com/p/BquUUW9gcyI/

Desha qe me rastin e festes se 28 nentorit te ja uroj te gjithë shipetareve kudo qe jan anê e mbanë botës dhe ti percjell qdo e mirë dhe te ndihemi krenare qe jemi shqipetarë . Urime

Fero

https://www.instagram.com/p/Bqt9yo8naQX/

Urime Festa e 28 Nentorit tGjith Shqiptarve

Uki Latifi

https://www.instagram.com/p/Bquc-FhAaU2/

Urime festen e flamurit t’gjith juve qe ndiheni shqiptare ?? ?? Uroj qe ç’do vit t’na gjeje ma t’bashkum me suksese e dashuri pafund !!! #AlbanianPride

Korab Shaqiri

https://www.instagram.com/p/BquJXtvnlYM/

Urime diten e flamurit Kombëtar, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen ne skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rrnoftë Shiqipnia, rrnoftë flamuri i saj!

Lori

https://www.instagram.com/p/BquLD4sHNYc/

Ju uroj te gjithe shshiptareve ne te gjithe boten Gezuar festat e Nentorit.. Uroj te jemi me te bashkuar se kurre ?⚫??

Meda

Urime 28 Nentorin mbare popullit shqipetar ne te gjithe boten, dite e Flamurit tone kombetar, dite kjo e cila merr kuptimin dhe formen edhe me origjinale me Kosoven e pavarur dhe sovrane, dite e shpreses dhe mbijeteses se mbar Kombit tone nder shekuj…!

Burak Vehapi

Urime Dita e Flamurit të gjithë shqiptarëve kudo që janë! Sa më shumë paqe dhe dashuri.

Remzie Osmani

https://www.instagram.com/p/BqtBVb-D5FL/

Gezuar gjithe popullit shqiptare kudo qe jane festa e 28 nentorit dita e flamurit. Shendeti fati suksesi lumturia begatia qoft me ne.

Mihrije Braha

https://www.instagram.com/p/BquIfe3BOuC/

Urime 28 Nëntori dita e Flamurit më të bukurë në botë. Është dita më e mirë e vitit,përveq tjerash edhe me njyrat ma të bukura.

Arta Bajrami

https://www.instagram.com/p/Bqs5mR4DuB9/

28 Nëntori osht dita e të gjith shqiptarve, njejt si flamuri kuq e zi. URIME ??. /Lajmi.net/

E.SH