27 vjet nga përmbysja e ‘Enver Hoxhës’, Berisha: Lëvizja studentore, forcë njerëzore nukleare

Në 27-vjetorin e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë ka folur sot ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Lajme

20/02/2018 11:02

Berisha e ka quajtur Lëvizjen studentore, “energji, forcë njerëzore nukleare”.

Ish-Kryeministri e vlerësoi mjaft, qëndrueshmërinë, kurajon dhe guximin e studentëve të atyre ditëve në konferencën “Ju flet Radio….”

“Lëvizja studentore u bë promotor kryesor dhe në datën 20 shkurt, Shqipëria – mund të them se ishte një energji njerëzore nuklerore, forcë njerëzore nukleroe. Ajo mori drejtimin e duhur dhe pati vetëm vetëm një të plagosur me snaiper, nuk pati snjë thyerje. Ishte protesta më paqesore.”