26 vjeçarja rrit mjekrën për një arsye prekëse

“Është normale që meshkujt të jenë pjesë e ‘No-Shave November’ , por unë personalisht nuk kam parë kurrë një femër ta bëjë këtë por është gjithnjë mirë që të bësh diçka ndryshe,” – u shpreh Nova Galaxia për pamjen e saj të pazakontë.

Fun

01/12/2017 21:22

Ajo ka qëndruar gjithë muajin pa u kujdesur për fytyrën e saj, duke lejuar mjekrën që të rritet për ‘No-Shave November’.

Nova e bëri këtë gjë për të mbledhur para për fondacionin Matthew Hill, qendër bamirësie për personat e prekur nga kanceri.

Gjithashtu ajo kërkonte ti kujtonte të gjithëve se mjekra nuk është vetëm për meshkujt.

“Unë kam sindromën ‘polycystic ovarian’ që nënkupton se vezoret e mia janë jashtë funksionet dhe kam pasur mjekër që në moshën 12 vjeçare. Çështja për të cilën kam qenë e frikësuar për 14 vite është këtu! Do vazhdojë të rritet dhe janë shumë njerëz që duhet ta shohin këtë për të pranuar veten kështu që nuk do ndaloj. Sinqerisht, nuk do jem e lumtur derisa të kem një mjekër të plotë, të cilës mund ti vendos xixa e lule, si dh eta lyej blu nëse do më pëlqejë,” – tha Nova për The Guardian.

Dihet se ‘No Shave November’ u bë e njohur në rrjete sociale dhe të shumtë janë meshkujt që e zbatojnë sfidën duke mos e hequr mjekrën gjatë gjithë muajit. Nuk është aspak e çuditshme nëse do fillojmë të shohim edhe femra që e bëjnë këtë gjë, njësoj si rasti i Novas.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/fun/26-vjecarja-rrit-mjekren-per-nje-arsye-prekese-469099/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright