25 vjet burg për vrasjen e mikut

Një çerek shekulli burg ka shpallur Gjykata Themelore e Prishtinës ndaj E.J., i akuzuar për vrasjen e vëllait të gruas së tij në mars të vitit 2014.

Lajme

25/09/2017 15:28

Gjykata ka gjetur se i akuzuari E.J. është fajtor sepse më 8.3.2014, rreth orës 20:45, në rr. “Shaip Spahija”(Mahalla e Muhaxherëve), në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje mes tij dhe bashkëshortes së tij M.J., si dhe me vëllain e bashkëshortes, tani të ndjerin B.K. dhe pasi që nuk kishin mundur të gjejnë një zgjidhje të duhur, i akuzuari kishte goditur tri herë me armë zjarri të ndjerin B.K., ku si pasojë e këtyre goditjeve i njëjti kishte vdekur.

Dënimi prej 25 vjetëve të akuzuarit i është shqiptuar si dënim unik pasi që i njëjti është gjetur fajtor edhe për armëmbajtje pa leje.

Të akuzuarit, i cili është në paraburgim nga 8 marsi 2014, me vendim të Gjykatës i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e vendimit.