25 vjeçarja vdes nga përdorimi i proteinave (Video)

Të vdesësh nga proteinat e tepërta. Është ky rasti i “bodybuilder”-es 25-vjeçare Meegan Hefford nga Mandurah e Australisë, e shembur në tokë pa ndjenja pas konsumimit të dozës së përhershme të pluhurit proteinik.

Lifestyle

26/08/2017 17:31

Nëna e dy fëmijëve, një vajze 7-vjeçare dhe një djali 5-vjeçar, vdiq më vonë në spital. Ajo kishte një çrregullim të rrallë e të fshehur gjenetik që nuk i lejonte organizmit metabolizimin e duhur të një diete të pasur në proteina. Bëhet fjalë për çrregullimin e ciklit të uresë, i cili shkakton mungesën e enzimës së nevojshme për shpërbërjen e këtyre elementëve, transmeton Top Channel.

Trupi  normalisht arrin ta largojë nga gjaku nitrogjenin, produkt i mbetjeve nga procesi i shndërrimit të proteinave, por sëmundja e fshehtë nga e cila vuante Hefford nuk e lejon një gjë të tillë. Për këtë arsye, nitrogjeni grumbullohet në formën e amoniakut toksik e mund të mbërrijë trurin, ku shkakton dëme të pakthyeshme, gjendje kome dhe vdekje.
E ëma e 25-vjeçares fajëson dietën e pabalancuar ushqimore dhe përzierjet protenike që ajo merrte në përgatitje për konkurset e “bodybuiding”. Dieta e Hefford përfshinte, veç suplementeve, edhe ushqime të pasura me proteina siç është mishi dhe e bardha e vezës. /Lajmi.net/