25-vjeçari hyri në borxh për t’u dukur i bukur (FOTO)

Një 25-vjeçar nga Mançesteri që aspironte të bëhej model, ka falimentuar pasi ka shpenzuar shumë për pamjen e tij të jashtme.

Fun

03/07/2016 09:44

 

Ai është Ryan Stavaley dhe ka rrëfyer se shpenzonte 1 mijë sterlina në muaj vetëm për kozmetikën, botoksin dhe injeksionet për nxirjen e lëkurës.

“Daily Mail” shkruan se fiksimi i tij nisi pasi e la e dashura, me të cilën kishte 12 vjet bashkë. Tani 25-vjeçari pranon se fiksimi për bukurinë e ka zhytur në 22 mijë sterlina borxhe.

Çmenduria e tij arriti deri aty sa iu nënshtrua një ndërhyrje për të zvogëluar këmbën, që të dukej sa më bukur në këpucë.