25 vite të jetës i kaloi në pyll, arsyeja është shumë e çuditshme? (Video) – Lajmi.net
25 vite të jetës i kaloi në pyll, arsyeja është shumë e çuditshme? (Video)
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 2:36, 16 February 2017
Mick Dodge ka kaluar 25 vitet e fundit larg nga qytetërimi, jashtë vendit të tij për të jetuar në një pyll. Ai hoqi dorë nga puna  e tij si mekanik në Fort Lewis për të jetuar këtë lloj jete, transmeton lajmi.net

“Ky është pasioni im i vërtetë të jetës,” thotë ai.

Dodge tani është vendosur në Gadishullin Olimpik në perëndim Washington State.

Përfundimisht, në sajë të ndikimit të atit të tij, ai u bë një ndjekës fanatik I palestrës ekstreme. Por ky 62-vjeçar nuk don të humbasë palestrën edhe jashtë.

Ai ka krijuar një koncept të veçantë të quajtur Gym Earth –  me anë të pajisjeve natyrore në pyl. Dodge përdor rrjeta mallrash, shiritat, gurë dhe litarë për të krijuar palestrën e tij. Studentët vijnë për të mësuar prej tij, si dhe  ai i mëson ata me ushtrime që  lidhen me natyrën. Teknikat e tij ekstreme përfshijnë ushtrimet vetëm zbathur. Në fakt, Dodge nuk përdor asnjëherë këpucë.

Ai jeton zbathur që nga viti 1991, ngaqë ai pretendon se ka shëruar dhimbjet e shputës. Ai thotë se kjo formë i ka ndihmuar atij të ndërveprojë me intuitë me botën natyrore.

Në fakt Dodge thotë se këmbët e sëmura e kan shtyrë atë të fillojë këtë stil jete të jashtëzakonshme në pyll.

“Këmbët e mia ishin të lënduara.  Ato u dëmtuan aq keq sa që unë mezi mund të ecja. Kjo mënyrë e të jetuarit më ka ndihmuar  të trajtoj stresin e jetesës moderne. Ky vend është shtëpi për mua.”

/Lajmi.net/

Fjalët kyçe: 25 vite, e cuditshme, Pyll

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Bow Master Japan
  • Play Berry Rush
  • Play Bike Rivals