Duhet kthyer 25 vite për të gjetur një humbje të Shqipërisë si mbrëmë

Shqipëria ka pësuar një humbje të thellë në përballje me Skocinë, me rezultatin 0:4.

Sport

18/11/2018 12:16

Kishte që nga viti 2007 që Shqipëria nuk kishte pësuar katër gola në shtëpinë e sajë.

Ndeshja e mbrëmshme filloi në mënyrën më të keqe të mundshme për kombëtaren “kuq e zi”, shkruan lajmi.net.

Goli i shpejtë i Ryan Fraser (14’) ishte dushi i ftohtë për skuadrën e Panuccit. Pastaj, veprimi “fëmijëror” i Mavrajt që solli deri te ndëshkimi me kartonin e kuq ishte goditja e radhës.

Ndeshja përfundoi në minutën e 45’ kur nga pika e bardhë, Steven Fletcher realizoi për 0:2.

Megjithatë, kjo nuk është humbja më e thellë e kombëtares në shtëpi. 25 vite më parë ishte hera e fundit që Shqipëria ka humbur në shtëpi me katër gola diferencë.

“Panoramasport” tregon edhe rezultatet e tjera në të cilat Shqipëria dëshpëroi para tifozëve kuq e zi.

Në fotografinë më poshtë mund ti shihni këto rezultate: /Lajmi.net/