25 sekondat e para të ndeshjes Angli – Zvicër do të shfaqen në “bardh e zi”, kjo është arsyeja

Anglia dhe Zvicra do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Ligës A.

Sport

10/09/2018 15:57

Anglezët do të futen në fushë pas humbjes së pësuar nga Spanja, kurse Zvicra në krye me shqiptarët, vie pas një fitore të thellë 6:0 ndaj Islandës.

Përveç kualitetit të lartë në fushë që e bënë ndeshjen interesante, vëmendje po tërheq vendimi që 25 sekondat e para të transmetohen “bardh e zi”.

Kjo do të ndodhë për nderë të organizatës “Kick It Out” që është organizatë kundër racizmit dhe festoon 25 vjetorin.

FIFA dhe UEFA nëpërmjet futbollit kanë luftuar dhe vazhdojnë ta luftojnë racizmin. /Lajmi.net/