25 pikë nga LeBron në fitoren e radhës për Lakers

LA Lakers kanë regjistruar fitore në përballje ndaj Sacramento Kings, me rezultatin 101:86.

Sport

11/11/2018 08:49

Është kjo fitorja e gjashtë e skuadrës nga Los Anegles në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon, shkruan lajmi.net.

Gjashtë lojtarë në radhët e Lakersave realizuan pikë dyshifrore. Këta janë; James, Ingram (12), Caldwell Pope(11), Hart (11), Kuzma (11) dhe McGee(10).

Natyrisht më i miri ishte “mbreti” i cili kontribuoi me plotë 25 pikë për skuadrën e tij.

Ai shtoi edhe shtatë kërcime, dy asistime dhe një top të vjedhur në fitoren e Lakersave./Lajmi.net/

Momentet më të mira nga LeBron: