24-vjeçari tregon se si arriti nga kursimet të grumbullojë $4 milionë pasuri

Në vitin 2010, Mike Henkel braktisi kolegjin pas vetëm dy vjetëve në Universitetin Qendror të Michiganit.

Fun

16/09/2015 12:57

“Gjithmonë mendoja se nuk dua të punoj për dikë tjetër,” thotë ai. “Unë isha në kolegj dhe po bëja gjëra që të gjithë të tjerët i bënin, dhe një ditë unë u ndala.”

Henkel mori licencën e tij të patundshmërive vetëm tetë ditë më vonë, dhe pas dy javëve, ai filloi të kërkojë prona për të blerë me $10,000 që i kishte në llogarinë e tij bankare, të cilat i kishte ruajtur për disa vite nga punët sezonale që i kishte bërë.

Si 20-vjeçar, ai bleu një banesë me pesë dhoma gjumi për $60,000 afër kampusit të kolegjit, dhe ua dha me qira katër prej dhomave shokëve të tij për $300 në muaj.

Të ardhurat i dhuruan atij një vend të lirë për të jetuar përderisa ai kaloi kohën e tij duke rimbushur llogarinë e tij bankare dhe duke mbajtur tri punë.

Në pranverë të vitit 2011, atij i erdhi mundësia për të blerë më shumë se pesë dhoma gjumi në të njëjtën zonë. “Unë kisha ruajtur mjaftueshëm para për të bërë një blerje tjetër,” thotë ai. “Unë kam tre karta të kreditit, dhe me këtë përparësi që kisha hyra kredi dhe bleva pesë dhoma të tjera gjumi. Paratë që i merrja i përdorja çdo cent për ta paguar këtë kredi,” shton ai.

Ai thotë se i morri rreth 2-3 muaj kohë për ta eliminuar borxhin prej $6,000, dhe kështu, ai bleu një tjetër njësi. Henkel ktheu vëmendjen e tij në bërjen e njësive të lehta për studentët, që t’i marrin ato më lehtë me qira, transmeton Lajmi.net.

Njësitë ishin 5 dhoma gjumi, dy banjo, të mëdha dhe afër universitetit. Ai shpenzoi $5,000 për çdo njësi duke zëvendësuar dyshemetë me laminat dhe qilima të rinj, duke i lyer muret me ngjyrë të re dhe duke sjellë pajisje të reja.

Gjatë disa viteve të ardhshme, Henkel vazhdoi blerjen e pronave të reja pranë kampusit universitar. Në vitin 2012, ai fitoi një marrëveshje për të blerë gjashtë vende të reja për vetëm 5% interes, që i kushtoi atij vetëm $14,000. Në atë vit, ai bleu rreth tetë njësi.

“Në atë pikë, çdo herë kur blija diçka, llogaria ime bankare shkonte në zero apo shumë afër zeros, dhe pastaj unë e rrisja përsëri atë,” thotë ai. “Unë e di se ishte e rrezikshme, por isha 21 dhe dëshiroja ta bëja,” shton ai.

Ai e pranon se rreziqet që i morri e stresuan shumë dhe kishte edhe ankthe për këtë. Por, me blerjen e njësive të para ai fitoi besimin në vetvete. Ai thotë se të bësh biznes arrin në një pikë ku stresi nuk do të bëjë asgjë për ju. Ai tani ndjehet më mirë dhe tregon për këshillën që ia kishte dhënë një shoku: “Nëse dikush hedhë një top drejt teje, mos u frikëso për topin që vjen, vetëm largohu. Të brengosesh për topin nuk do ta ndalojë atë që të vijë”.

Në vitin 2013, ai bleu 15 njësi të tjera (14 prej të cilave i fitoi me një partner), dhe në vitin 2014, ai bleu edhe një grup tjetër prej 15 njësive. Njësitë tani shiten për rreth $80,000, dhe ai vë rreth $8,000 për të rinovuar secilën prej tyre para se ndonjë student ta merr atë me qira për $300 në muaj.

Ai ngadalë u largua nga tri punët që i bënte dhe tani ia kushton tërë kohën e tij menaxhimit të pronave nga banesa e tij tri-dhomëshe në një nga njësitë e ndërtesës më të madhe, të cilën ai e ka kthyer në një zyrë.

Marrja me qira e këtyre dhomave nga studentët vjen me një grup sfidash. Ai thotë se çdo banor i këtyre dhomave është përgjegjës për njësinë tani, pasi që ka parë se pronat e tij më herët dëmtoheshin.

“Kur isha 19 ose 20, kishte shumë njerëz që bënin atë që bëja unë – që përpiqeshin për të ruajtur para dhe për të shpenzuar shumë – kjo nuk ishte për mua,” thotë ai. “Dëshiroja më shumë në jetë. Nuk dëshiroja që të jem i lidhur për një punë. Nëse njësitë e mija janë të mbushura, unë dua të arrij në një pikë ku mund të punësoj njerëz të tjerë, kështu që nëse dëshiroj të shkoj në Vegas javën tjetër, mund të shkoj. Dhe, nëse kam fëmijë ndonjëherë, mund të shkoj në vende të ndryshme me ta pa u brengosur për punën,” shton ai.

Henkel tani ka rreth 42 njësi (177 dhoma gjumi të leshura me qira) që vlejnë rreth $4 milionë. (Lajmi.net)