24 të vdekur nga rrokullisja e autobusit në Ekuador

24 persona kanë mbetur të vdekur dhe 19 të tjerë janë lënduar pas rrokullisjes së një autobusi nga Kolumbia në një shtegun e rrugëve “Quito” në kryeqytetin e Ekuadorit, ndryshe i njohur si “kurba e vdekjes”.

Bota

14/08/2018 19:12

Lajmin e kanë konfirmuar shërbimet emergjente të Ekuadorit.

Brenda autobusit sipas policisë së këtij shteti kishte edhe udhëtarë venezuelas.

“Numri më i madh i të vdekurve janë kolumbianë, është një aksident shumë i komplikuar dhe po mbledhim informacion”, ka thënë sekretari i sigurisë së Quitos, Juan Zapata, shkruan Reuters.

Aksidenti ndodhi në rrugën Pifo-Papallacta, e konsideruar si një nga më të rrezikshmet e Ekuadorit. Autoritetet ende nuk kanë arritur të përcaktojnë shkakun e aksidentit, megjithatë kanë bërë të ditur se autobusi goditi një kamion dhe pastaj u rrotullua.

Rrugët e ekuadorit janë shumë të rrezikshme dhe aksidentet me autobus ndodhin shpesh për shkak të shpejtësisë së lartë dhe dështimeve mekanike të autobusëve.