23-vjeçarja vret me thikë të dashurin për një arsye qesharake

Një 23-vjeçare britanike ka vrarë me thikë të dashurin e saj, pasi ky i fundit harxhonte shumë kohë në “Facebook”.

Lifestyle

23/02/2016 00:45

Terri-Marie Palmer kishte postuar më parë një status në rrjetin social ku shprehej tepër e zemëruar pasi i dashuri nuk i kushtonte rëndësi kur ajo fliste me të.“Gjithçka ai di të bëjë është të rrijë për kohë të tëra në ‘Facebook’ dhe të shtojë miqësi të reja. Ai është një trap që më ka inatosur shumë”, shkruan ajo.

Pak minuta më vonë 23-vjeçarja  e qëlloi me thikë në gjoks, ndërkohë që ai kontrollonte mesazhet online.

Një mik i përbashkët i çiftit tha para gjykatës: “Ata e dashuronin shumë njëri-tjetrin, Terri punonte shumë për të siguruar para, pasi Damon nuk kishte një punë.”

Vajza e mbajti fillimisht të fshehtë krimin, megjithatë tashmë ajo pritet të dënohet minimumi me 12 vjet burg./lajmi.net