23-vjeçari përdhunohet nga tri gra në Afrikën e Jugut

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Afrikën e Jugut ku një taksi e gabuar i ka kushtuar një djali 23 vjeçar 3 ditë të tmerrshme.

Bota

30/05/2017 11:40

Ai është përdhunuar vazhdimisht nga tre femra të cilat ndodheshin në të njëjtën taksi me të, shkruan “Daily Mail”.

Teksa udhëtonin me taksi, papritur femrat i injektojnë një lloj substance e cila e vë në gjumë dhe zgjohet në një vend të panjohur.

“Ai deklaroi se u zgjua në një dhomë të panjohur,” tha kapiteni Colette Wilbash i Shërbimit Policor të Afrikës së Jugut.

“Të dyshuarat femra pretendohet se e detyruan njeriun të pinte një pije energjie dhe më pas e përdhunuan atë shumë herë brenda ditës.”

Pas tre ditësh, gratë e kanë lënë të lirë 23-vjeçarin në një fushë dhe gjysmë të zhveshur, ku ai ka mundur të ndalojë një makinë për të shkuar më pas në polici. /albeu.com/