23 persona të vdekur në vendin e punës këtë vit në Kosovë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka mbajtur një koferencë për media gjatë ditës së sotme.

Lajme

11/12/2018 13:09

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin Privat, Jusuf Azemi ka thënë se numri i personave të vdekur në vendin e punës këtë vit është një shifër rekorde, raporton lajmi.net.

Siç ka bërë të ditur ai, ky numër ka arritur në 23.

“Gjatë këtij viti kemi pasur 23 raste të vdekjes në vendin e punës. Fatkeqësisht është një shifër rekorde”, ka thënë ai.

Sipas tij, rastet më së shpeshti ndodhin si pasojë e mungesës së edukimit të punëtorëve dhe pronarëve.

Si çështje problematike, Azemi ka rradhitur edhe faktin që shumica e punëtorëve punojnë pa kontata pune, pa sigurim dhe se shumica e tyre i përkasin moshës së re. /Lajmi.net/