22 vjet e gjysmë burg për Kreshnik Halitin që vitin e kaluar vrau mizorisht në Pejë Mentor Zekën

Gjykata Themelore e Pejës, Departamenti për krime të rendë, sot ka shpallur aktgjykimin PKR.nr. 93/17 ku i akuzuari Kreshnik Haliti është dënuar me burgim unik në kohëzgjatje prej 22 (njëzetë e dy) vite e 6 (gjashtë) muaj.

Lajme

04/07/2018 15:53

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Pejë, i dënuari për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 pika 1.6 te KPRK-së i akuzuari dënohet me 22 (njëzetë e dy) vite burgim dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së dënohet me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.

Të akuzuarit koha e kaluar në paraburgim nga data 06.03.2017 e tutje do t’i llogaritet ne dënimin e shqiptuar.

Haliti më 6 mars të vitit 2017 kishte vrarë 39 vjeçarin, Mentor Zeka, shkruan lajmi.net.

Ja si kishte ndodhur vrasja makabre

I akuzuari është shpallur fajtor për shkak se me dt. 06.03.2017 rreth orës 16:10 minuta në lagjen Fidanishte në Pejë në rrugën “Myrvete Maksutaj” për shkak të një marrëveshje te mëhershëm qe ka pasur lidhur me një borxh ne shumen prej afro prej 77. 000 mijë euro, pasi qe nëpërmes telefonit dakordohen që të takohen në qendër të Pejës, i pandehuri pasi qe hip ne veturën e viktimës vazhdojnë rrugën ne drejtim te Lagjes se lartcekur.

Gjatë rrugës duke biseduar per borxhin i akuzuari fillimisht deri sa ishin brenda ne veture me revole e godet viktimën dy here, pikërisht ne supin e majte te trupit.

Viktima me pas me te shpejte del nga vetura për t’i ikur te akuzuarit, mirëpo i akuzuari i vihet pas duke e ndjekur dhe gjate rrugëtimit ka vazhduar te qëlloj disa here ne trup të viktimës, pastaj është kacafytur me të duke e goditur një here me një brisk te cilin e ka lëne te shtrire ne vendin e ngjarjes dhe kthehet e merr veturën e viktimës dhe largohet nga vendi i ngjarjes. /Lajmi.net/