22 Prilli – Dita ndërkombëtare e Planetit Tokë – Lajmi.net
22 Prilli – Dita ndërkombëtare e Planetit Tokë
Autori: Prof dr. Afrim Osmani, ambientalist LajmeNacionaleOp-EdOpinion 21:40, 21 April 2017
Sot bota shënon ditën botërore e planetit Tokë. Themeluesi i kësaj dite ndërkombëtare është senatori amerikan Gaylord Nelson, i cili me qëllim që problemet e kësaj natyre të hynin në vëmendjen e politikanëve, në vitin 1962 propozoi që të bëhet kremtimi i ditës së planetit Tokë, propozim i cili më vonë mori edhe aprovimin e presidentit të SHBA-ve John F. Kennedy.

Më 22 Prill 1970 në SHBA u mbajt edhe manifestimi i parë më i madh ekologjik i këtij lloji, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita e Planetit Tokë.

Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës. Po ashtu, qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja fundamentale e planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja. Dita e planetit Tokë, më tepër i ngjan një lëvizjeje e cila angazhohet për përfshirjen e të gjithëve në mbrojtje të Tokës.

Andaj, me rastin e 22 prill, ditës ndërkombëtare të planetit Tokë, në tërë rruzullin tokësor organizohen aktivitete të natyrave të ndryshme që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor, edhe atë: aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, konferenca shkencore lidhur me problemet mjedisore, fikje të dritave, etj, etj.

Fatkeqësisht sot Toka shkatërrohet nga mbrojtësi i vet, nga duart e të cilit ajo dot duhej të jetë më e sigurt, pra nga njeriut. Degradimi dhe shkretëtirëzimi i tokës vjen si rezultat i veprimit të faktorëve, para se gjithash njerëzor, e shumë më pak të atyre natyror. Faktori njeri ka rolin e tij më të madh në degradimin e tokës. Ky degradim i tokës vjen si rezultat i ndotjes së madhe të mjedisit jetësor, që janë si pasoj e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, në mesin e të cilëve veçohen: energjetika, industria dhe komunikacioni. Por, siç duket ngopja e njeriut duke shkatërruar tokën nuk është e mjaftueshme, andaj ndërmerren edhe hapa tjera shtesë për degradimin e saj, edhe atë: përmes shpyllëzimit të pakontrolluar të një sipërfaqe e madhe gjatë një periudhe relativisht të shkurtër, shkaktimi i zjarreve, me çka shkatërrohen pyet, kullotat, toka bujqësore, provat bërthamore e kimike, konfliktet e armatosura dhe luftërat që ndodhin sot në bot, në të cilat përdoren armë të ndaluara, e që trajtohen si armë për shkatërrim masiv, etj.

Kjo ditë është me një rëndësi të veçantë për të gjithë neve, për shkak se shërben për të alarmuar për dëmet që njerëzimi ia shkakton planetit Tokë.

Çdo ditë duhet të shpallët për ditë e planetit Tokë. Andaj, ta mbrojmë planetin tonë…

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2
  • Play Zombie Big Trouble