21 të vdekur e disa të zhdukur nga një aksident

Së paku 21 persona kanë humbur jetën, dhe disa të tjerë janë zhdukur pas një aksidenti rrugor që ndodhi në Andet në Peru, raporton Anadolu Agency (AA).

Bota

26/09/2018 12:42

Zëdhënësi i policisë peruane, Marco Llanos, njoftoi se autobusi u përplas me automjetin nga korsia e kundërt, ndërsa më pas u rrokullis në lumë.

Përveç 21 personave të vdekur, 15 janë lënduar dhe po trajtohen në spital.

Bëhet e ditur se ekipet e shpëtimit, duke përfshirë edhe zhytësit po gjurmojnë për disa pasagjerë që llogariten si të zhdukur.

Kryetari i komunës Chumbivilcas, David Vera, njoftoi se bëhet fjalë për një autobus që qarkullonte në linjën e rregullt nga Cuzca drejt Sant Tomans.