21 subjekte politike aplikojnë për zgjedhje – Lajmi.net
21 subjekte politike aplikojnë për zgjedhje
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 22:36, 19 May 2017
Deri në orën 22:00 për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit kanë aplikuar 21 subjekte politike.

Dy orë pa përfunduar afati i aplikimit për certifikim të subjekteve politike për zgjedhjet e 11 qershorit, në Komisionin Qendror Zgjedhor kanë aplikuar 21 subjekte të tilla.

Lajmin për numrin e subjekteve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e zgjedhjeve e dha për KALLXO.com zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Deri në orën 22:00 numri i subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është 21 subjekte politike”, tha Elezi për KALLXO.com.

Ai tregoi se dy nga aplikueset janë koalicione, dy të tjera iniciativa qytetare dhe 17 janë parti politike.

Afati për certifikim të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje ka nisur më 11 maj dhe do të përfundojë sot në mesnatë.

Fjalët kyçe: KQZ, Partitë, zgjedhjet

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Bow Master Japan
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bubble Trouble