2018-ta viti i dasmave! Këto janë katër çiftet e shoubizit që do të martohen

Viti që lamë pas cilësohet si një prej viteve me më së shumti martesa të personave të famshëm shqiptar.

ShowBiz

17/05/2018 14:34

Shumë emra të njohur të estradës i patën dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjet e tyre me martesë, shkruan lajmi.net.

Ndonëse në 2017-ën nuk ishte numri i vogël i të martuarve, siç duket edhe këtë vit ky numër s’do të ketë rënie.

Kjo pasi çiftet tashmë në lidhje, Ledion Liço dhe Sara Hoxha, Rozana Radi dhe Shpëtim Karakushi, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl si dhe këngëtari Burim Hoxha me Dafina Xhemajlin, pritet ta kenë vëmendjen e plotë të audiencës pasi do t’i japin fund beqarisë në 2018-tën.

Ledion Liço & Sara Hoxha

Është bërë një kohë që kur moderatori Ledion Liço dhe trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha kanë pranuar publikisht lidhjen mes tyre.

Madje, ata janë prindër të një djali që quhet, London Noor. Para disa muajsh qarkulloi lajmi që çifti do të kurorëzonte martesën këtë vit, megjithatë nuk ka ende një konfirmim nga ana e tyre.

Sipas informacioneve jo zyrtare, del që Sara dhe Ledioni do martohen në muajin gusht në “Villa d’Este”, në Como të Italisë.

Nëse del të jetë kështu, një gjë është e sigurt -kjo do jetë dasma e vitit, pasi hoteli në të cilin thuhet se do të zhvillohet dasma, është një nga më të shtrenjtit.

Rozana Radi & Shpëtim Karakushi

Këngëtarja nga Shqipëria, Rozana Radi është pothuajse që 6 vite në lidhje me oficerin e Policisë Gjyqësore të Tiranës, Shpëtim Karakushi.

Lidhjen e bënë publike 2 vite më parë, teksa u shfaqën krah njëri-tjetrit në Pallatin e Kongreseve, kur Rozana fitoi çmimin e parë të Këngës Magjike.

Në një nga intervistat e këngëtares, ajo tregoi që dasma pritet të jetë këtë vit.

Afërdita Dreshaj & Jakub Kindl

Afërdita Dreshaj dhe i dashuri i saj çek, Jakub Kindl ka kohë që janë bashkë. Në dhjetor të vitit 2017, Kindl i bëri asaj propozimin që çdo vajzë do të dëshironte.

Në një nga hotelet më luksoze në Pragë, ai kishte përgatitur çdo gjë deri në detaje, që gjithçka të dukej përrallore kur pranon një përgjigje nga gruaja që ia ka rrëmbyer zemrën.

Dashuria e tyre po shkon përtej fejesë dhe dyshja këtë vit po kurorëzohen me martesë. Ishte Dreshaj  ajo që ka paralajmëruar se do martohen me 29 qershor në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burim Hoxha & Dafina Xhemajli

Këngëtari nga Prizreni, Burim Hoxha tash e disa vite është në lidhje Dafina Xhemajlin.

Dyshja në vitin 2015 u fejuan në një ceremoni të organizuar në Turqi, në mesin e një shoqërie të madhe.

Organizimi ishte bërë në mënyrë të papritur dhe perfekte, nga surpriza që iu bë dyshes.

Lajmi.net, mëson se martesa e çiftit pritet të ndodhë në këtë vit, edhe pse asgjë deri më tani nuk është përcaktuar.

Sido që të jetë, lista me emrat e personazheve të famshëm që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë me shumë gjasë nuk do të mbetet kjo që ua kemi sjellë sot.

Vera është e gjatë, e surprizat nga yjet shqiptare nuk ndalen me keq./Lajmi.net/