2017…muri…treni…Kosova…

Viti 2016 u konsideruar dështim  për Kosovën. Shumë procese të rëndësishme për Kosovën të pa përfunduara që prej viteve paraprake, nuk kanë mundur të përfundojnë as në vitin 2016. Për mos realizimin e këtyre proceseve për vite me radhë organet përgjegjëse fajësojnë njëra- tjetrën. Me të fillluar 2017 Kosova u sfidua shumë nga Serbia. Rrjedhoja e murit vazhdoi me arrestimin e Ramushit dhe trenin me mbishkrime nacionaliste.

Opinion

30/01/2017 17:15

Kur të gjithe prisnim që fillim i këtij viti të  rezultoi edhe me themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për Kosovën që do të merret me krimet e supozuara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe me vrasjet për motive politike pas luftës në Kosovë. Ky Tribunal i njohur si Gjykata Speciale nuk filloi punën vitin që shkoi edhe pse kjo ishte e pritur. Mirëpo, pasi Holanda e ka ratifikuar marrëveshjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Gjykatën Speciale, sipas një njoftimi në faqen zyrtare të kësaj gjykate kjo marrëveshje hyn në fuqi që nga 1 janari i këtij viti. Gjithesesi veprimet e para të kësaj gjykate pritet të jenë sfiduese për Kosovën pasi që janë përmendur shumë emra të udhëheqësve shtetëror ndaj të cilëve do të ngitet aktakuza nga kjo gjykatë.

Kosova edhe gjatë këtij viti do te ballafaqeohet me Demarkacionin me Malin e Zi, ajo ende nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës pasi që nuk është arritur kuorumi. Kjo marrëveshje nuk është ratifikuar sepse deputetet që janë kundër këtij Demarkacioni thonë se me këtë marrëveshje Kosova humb territor. Përkundër faktit që për këtë çështje janë angazhuar disa komisione duke përfshirë këtu edhe komisione ndërkombëtare prapë nuk është arritur të ratifikohet kjo marrëveshje.Tani u formua një komision tjetër me në krye njeriun e afërt me Isa Mustafën, derisa emarkacioni  është një nga kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Liberalizimi i Vizave   që nuk u arrit në vitin që e lëmë pas edhe pse nga udhëheqësit e vendit u premtua aq shumë se 2016-ta do të jetë viti kur qytetaret do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Në muajin maj 2016, Komisioni Evropian, përmes raportit të tij, propozoi liberalizimin e vizave për kosovarët me disa kritere. Ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, rezultate konkrete për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë kriteret e caktuara nga ky komision për liberalizim të vizave.Vështirëqe  kriteret të përmbushen me këtë koalicon qeverisës.

 Një tjetër sfidë me të cilën do të përballen institucionet e Kosovë në këtë vit është  Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është. Marrëveshja për asociacion është nënshkruar që nga muaji gusht i vitit 2015 nga pala kosovare dhe ajo serbe në Bruksel mirëpo, ka kaluar edhe viti 2016 dhe ky asociacion nuk është formuar ende. Që në fillim të këtij viti, zyrtarët serb kanë deklaruar se nëse ky asociacion nuk formohet nga institucionet e Kosovës, atëherë do të formohet nga institucionet e Serbisë.

Paqartësitë me rolin e ri amerikan  në Ballkan , respektivisht ne Kosove kanë krijuar huti dhe panik tek qytetarët. Prandaj, pas provokimit te Serbisë me trenin, janë shtuar zërat për formimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Faktishit ishte menduar se vitit që e lamë do të jetë viti kur Forcat e Sigurisë së Kosovë (FSK) do të shndërrohen në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) mirëpo, edhe 2017-ta e gjeti Kosovën pa ushtri. Themelimi i FAK-ut do të jetë procesi tjetër sfidues për politikën e vendit i cili çdo vit po premtohet se do realizohet brenda atij viti.

Sfida që po e përcjell për disa vite me radhë Kosovën është Dialogu me Serbinë. Bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian e që mbahen në Bruksel filluan si bisedime teknike e më pas u transformuan në bisedime politike. Dialogu me Serbinë ka rezultuar me arritjen e disa marrëveshjeve të cilat pastaj krijuan paqartësi në vend pasi që asnjëherë nuk u bënë publike detaje të këtyre marrëveshjeve, dhe nuk po  zbatohen asnjëherë. Edhe pse është ditur se bisedimet me Serbinë sdo të kishin asnjë efekt pozitiv qe Kosova dhe Serbia të jetojne si fqinj të mirë, gjithësesi me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare ato filluan. Edhe përkundër qe u arritën disa marreveshje ato nuk janë zbatuar, përkundrazi keqësimi i raporit me Serbinë arriten kulmin me insistimin për të sjellur trenin me mbishkrime nacionalsite, arrestimin e Ramushit dhe murin. Pas gjithë këtyre veprimeve është e pashpegueshme dhe abulutisht non sens, që të vazhdohen bisedimet me një shtet që ka tendenca për të na zhbër nga faqja e dheut. Vazhimi i bisedimeve me Serbinë legjitimon synimet e saj për ta zhbër shtetin e Kosovëes, prandaj çdo vazhdim i bisedimeve pa ndryshuar qasjen Serbia është totalisht i kot dhe pa asnjë rezultat. Përkundrazi  është  Serbia ajo qe po perfiton nga këto bisedime , pasi po perfiton nga bashkësia nderkombëtare në proceset e integrimit. Kosova duhet të dal me një qëndrim karshi Serbisë, me nje qendrim nga të gjitha forcat politike dhe shoqëria, siç jane : njohja e Republikës së Kosovës, heqja nga synimet për luftë me Kosovën, të paguaj dëmet e luftës, të tregoj për fatin e të zhdukurve, të heq fletarrestet për ish pjestarët e UÇK-së etj. Realiteti po e dëshmon se bisedimet me Serbinë nuk i kanë sjellur asgjë pozitive vendit, prandaj ato duhet të rishikohen, përndryshe rrezikojmë të futemi në një pafundësi bisedimesh pa rezultat.

Viti 2017 nuk filloi mirë për Kosovën, thonë se dita e mirë shihet në mëngjes, por ne ditë të mira spo shohim asnjëherë