2016 Volkswagen Passat me teknologji të re (Foto)

Passat-i i ri i Volkswagen duket se ka bërë disa përmirësime të mirëseardhura.

Auto & Tek

22/09/2015 10:53

Volkswagen lansoi modelin 2016 Passat, një model i rifreskuar i vitit 2011, të hënën mbrëma në Nju Jork.

Vetura përmban disa veçori të reja teknologjike, duke përfshirë Apple Car Play dhe Android Auto, dhe një dizajn të ri jashtë dhe brenda, transmeton lajmi.net.

Për fat të keq, ky model është lansuar në kohën më të keqe në historinë e Volkswagen. Kompania është duke u përballur me disa akuza potencialisht kriminale nga E.P.A për mashtrimet që thuhet se i ka bërë në disa testime të modeleve me katër cilindra.

Modeli i ri do të vijë me një motor 1.8 litërsh me katër cilindra që do të prodhojë 280 kuaj-fuqi. Përkundër faktit se kompania është urdhëruar që t’i ndalojë shitjet e modeleve të reja të vitit 2015, modelet e vitit 2016 nuk janë të përfshira në skandalin e mashtrimit ende. (lajmi.net)

Më poshtë mund ta shihni se si duket vetura e re:

2016-Passat-interior-detail-22016-Passat-R-Line-static-1XN9A83062016 Passat