2015 Nissan Murano do të debutojë në New York

Murano i ri përmbanë një stil të veçantë të shfaqur për herë të parë në konceptin e Nissan të vitit 2013 dhe do të jetë shumë konkurruese me veturat e tjera. Elementet kyçe të dizajnit, që Nissan i quan “V-motion”, janë dritat LED, çatia prej xhami dhe sipërfaqet e skalitura. Dizajni i brendshëm është poashtu…

Auto & Tek

14/04/2014 22:31

Murano i ri përmbanë një stil të veçantë të shfaqur për herë të parë në konceptin e Nissan të vitit 2013 dhe do të jetë shumë konkurruese me veturat e tjera.

Elementet kyçe të dizajnit, që Nissan i quan “V-motion”, janë dritat LED, çatia prej xhami dhe sipërfaqet e skalitura. Dizajni i brendshëm është poashtu shumë modern dhe përmbanë një prodhim të kualitetit të lartë.

Teknologjitë e gatshme në veturë përfshijnë sistemin NissanConnectSM, një sistem me një ekran 8 –inç me prekje, navigacion dhe aplikacione që mund të shkarkohen. Blerësit mund të zgjedhin për një nivel të zërimit Bose, lidhje Bluetooth dhe sisteme të monitorimit të sigurisë.

Do të jenë katër nivele të aplikimit në veturë për ti zgjedhur – S, SV, SL dhe Plantium – dhe secila është e gatshme në vetëm rrotat e para apo në të gjitha rrotat.

Aktualisht, Nissan Murano i vitit 2015 është i fuqizuar vetëm me një motor 3.5 litërsh V6, që zhvillon 260 kuaj-fuqi dhe 240 ft të çifteve rrotulluese.

Shitjet e modelit 2015 do të fillojnë në fund të këtij viti. Do të jetë Murano i parë dhe automjeti i nëntë i mbledhur në uzinën e Nissan në Mississippi.