2015 Mustang do të përmbajë 10 shpejtësi automatike

Veturat me shtatë dhe tetë shpejtësi automatike tashmë ishin krijuar nga krijuesit amerikan të veturave, por duket se Ford dhe General Motors janë duke u bërë gati që të rrisin numrin e shpejtësive të veturave, në luftën e ndërruesve të shpejtësisë.

Auto & Tek

21/08/2014 19:07

Sipas Automotive News, GM dhe Ford janë duke bashkëpunuar në krijimin e një sistemi të transmisionit prej 10 shpejtësive automatike, që do të fillojë të integrohet në kamionë dhe modele SUV si Lincoln Navigator dhe Ford F-150, transmeton Lajmi.net.

Përveç këtyre modeleve që do të integrohen me sistemin e ri të transmisionit, modele të tjera të ardhshme priten të integrohen gjithashtu, duke përfshirë edhe 2015 Mustang.

Sistemi i ri i transmisionit pritet që të bëjë debutimin e parë në modelin F-150 në fund të vitit të ardhshëm, me modele të tjera që do të përcjellen pas tij.

Ende nuk bëhet e ditur se cilat modele të GM do të përfshihen në këtë sistem.