2015 McLaren 650S në testime

McLaren 650S, model për vitin 2015, ka bërë dje testimin e shpejtësisë në Monterey, Kaliforni.

Auto & Tek

06/07/2014 23:53

Chris Goodwin, shefi i testimeve të shpejtësisë në McLaren Automotive tha: “Ne kemi vendosur çdo gjë që kemi mundur të krijojmë për prodhimin e McLaren dhe për përmirësimin e tij. Njëjtë si McLaren P1, ne dëshirojmë që me modelin 2015 650S të bëjmë çdo shofer të ndjehet special në fund të ditës kur ta vozitë këtë veturë”.

Përderisa pamja e 650S është ndryshe nga 12C, ajo prapë është mahnitëse. Ndarësi i ri i ajrit i vendosur përpara dhe mbrojtëset e reja i japin veturës një forcë të poshtme aerodinamike.

Përveç tjerash, vetura ka marrë frena të ri nga karboni dhe qeramika, të cilat e bëjnë kontrollimin e motorit turbo-binjak 3.8 litërsh V8 që tani prodhon më shumë se 10% më shumë fuqi. Motori radhitet në 641 kuaj-fuqi dhe 500 çifte rrotulluese.

Vetura fuqinë e motorit e arrin përmes 7 shpejtësive automatike, ku boshti i timonit është hidrualikisht i asistuar. Vetura tashmë është në shitje për $265,000.