2015 është viti i orës së Apple

Sipas të gjitha gjasave, pajisja që do të tërheqë shumë vëmendje në këtë vit është ora e Apple, e cila pritet të lansohet shumë shpejtë.

Auto & Tek

02/01/2015 19:28

Por pse kjo pajisje duhet të tërheqë kaq shumë vëmendje? Për shkak që kjo nuk është thjeshtë një orë. Disa njerëz, kompani dhe industri të tëra janë duke llogaritur se kjo orë do të jetë një hit.

Pa hiperbolizim, ora e Apple e ka potencialin të ndryshojë mënyrën e të jetuarit të njerëzve, transmeton Lajmi.net.

Ndryshe, kjo orë është pajisja e parë që Tim Cook e ka krijuar, pasi që dihet se pajisjet iPhone dhe iPad ishin krijuar nga Steve Jobs.

Ora e Apple nëse arrin të bëhet e suksesshme, mund të jetë edhe suksesi i parë i Tim. Sa i përket fitimeve, nëse kompania shet 10 milion ora gjatë vitit 2015 me një çmim mesatar prej $500, prapë nuk do të arrijë që të fitojë më shumë se sa fiton me shitje të iPhone çdo 10 ditë.

Ora pritet që të shfaqet shumë shpejtë.