2015 Chrysler 300, vetura më e bukur në dukje

2015 Chrysler 300 Chrysler në dizajn ‘kuq e zi’ padyshim që do të përshtatej shumë me një shofer shqiptar.

Auto & Tek

19/11/2014 17:46

2015 Chrysler 300 është një veturë e re që do të debutojë në shfaqjen e veturave në LA, veturë kjo që është inspiruar nga modeli paraprak sedan 200.

Vetura ka marrë drita të ri-dizajnuara në krye dhe një dizajn të ri të rrotave së bashku me dritat e reja mbrapa LED gjithashtu, transmeton Lajmi.net.

Pamja e brendshme e veturës është përmirësuar gjithashtu me materiale të kualitetit më të lartë, me një ekran elektronik me prekje 8,4 inç si pjesë e sistemit informues Unconnect.

WiFi është në dispozicion gjithashtu në këtë veturë, përderisa fuqia e motorit mbetet e paprekur në modelet e tjera, motori në këtë veturë është një 3.6 litërsh Pentastar V6 që dërgon 300 kuaj-fuqi dhe 264 çifte rrotulluese, përderisa boshti i marshit është një bosht automatik me një transmision të tetë shpejtësive automatike.

Çmimet e veturës do të fillojnë nga $40,000.