2014 nuk ishte vit i mirë për gazetarët

Edhe ajo që njihet si pushteti i katërt, vitin po e përfundon me një bilanc jo të mirë.

Lajme

28/12/2014 21:30

Presionet, mungesa e kontratave, mos vlerësimi në mënyrë të duhur, janë vetëm disa nga ato që përjetojnë gazetarët.
 
Inspektorati i Punës që është i thirrur të kujdeset për zbatimin e ligjit të punës, deri më tani asnjëherë nuk i është përgjigjur thirrjeve publike të Asociacionit për të inspektuar mediat për kushtet e punës së gazetarëve.
 
Gjatë këtij viti sipas të dhënave të Shoqata e Gazetarëve, në vend se të numërohen të arriturat është shënuar një regres, përcjell KI.
 
Kreu i Shoqatës së Gazetarëve, Zekirja Shabani, thotë se në bilancin e fund vitit po lihet pas një periudhë kohore aspak e kënaqshme për median dhe gazetarët. 
 
“Po përmbyllim një vit me rënie në rangimin e përgjithshëm të gjendjes së medias, me rritje të numrit të sulmeve, kërcënimeve, shantazheve e formave tjera të pengimit në punë të gazetarëve”, ka thënë ai.