2013’shi ishte viti i Androidit

Sipas raporteve të IDC dhe Strategy Analytics, 2013 ishte pa dyshim viti i Androidit, i cili tashmë posedon 79% të peshës botërore të ‘smartphone’. Sipas konsulentit të dytë, gjatë vitit janë shitur 781,2 milionë të telefonave që e përdorin sistemin e Google, me një total prej 990 milionë ‘smartphone’, që janë shitur në tërë botën.…

Auto & Tek

31/01/2014 10:16

Sipas raporteve të IDC dhe Strategy Analytics, 2013 ishte pa dyshim viti i Androidit, i cili tashmë posedon 79% të peshës botërore të ‘smartphone’.

Sipas konsulentit të dytë, gjatë vitit janë shitur 781,2 milionë të telefonave që e përdorin sistemin e Google, me një total prej 990 milionë ‘smartphone’, që janë shitur në tërë botën. nga ana tjetër, IDC e jep një shifër edhe më të lartë të telefonave të shitur, duke e kaluar shifrën 1 miliard aparate.

Përpos superioritetit të sistemit të Google, fakti i dytë i rëndësishëm është se rritja e Android ka të bëjë kryesisht me kërkesat për pajisje më të lira (më pak se 150 dollarë) në tregjet në zhvillim si India e Kina.

Ky trend do të thotë se telefonat konvencional që shiten ende në këto vende, do të zëvendësohen së shpejti me aparatet e lira të Android. Pozita e dytë në këtë listë i takon sistemit Apple iOS, kurse ajo e tretë, Microsoftit.