2004 Jaguar XJ8 merr flakë, i djegë edhe 19 vetura të tjera afër

Një zjarr e kaploi një Jaguar të vitit 2004 në Sudbury, Massachusetts afër Bostonit, duke shkaktuar djegien edhe të 19 veturave tjera.

Fun

16/10/2014 18:51

Mediat lokale raportuan se zjarri u shkaktua nga vetura e vetme Jaguar, por më pas u përhap edhe në veturat e tjera.

Makina që e shkaktoi zjarrin ishte Jaguar XJ8 e vitit 2004, transmeton Lajmi.net.

Ironikisht, kjo veturë kishte bërë disa riparime për shkak të disa dëmtimeve të mëparshme nga zjarri. Nuk është e qartë se si u shkaktua zjarri në Jaguarin e vjetëruar.

Por, dëmi i përgjithshëm arriti në $800,000, dhe pyetja mbetet nëse kompania e sigurimit do ta paguajë këtë dëm.

Për fat të mirë, Herb Chambers – pronari i veturës, i cili gjithashtu ka edhe disa vetura të tjera, nuk është aq i brengosur.

“Lajmi i mirë është se askush nuk u lëndua, dhe ato janë thjeshtë vetura”, tha ai për Boston Globe.