20 vjet nga masakra serbe: Prizreni organizon sot marsh për Srebrenicën

Në Prizren do të organizohet një marsh për nder të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës. Marshi organizohet nga dy organizata jo qeveritare të boshnjakëve në Prizren e përkrahur edhe nga Drejtoria për Kulturë e kësaj komune.

Lajme

09/07/2015 08:34

Sipas një njoftimi dërguar mediave nga OJQ-ja e quajtur “Boshnjak KS”, “Marshi i Paqes për Srebrenicën” do të fillojë sot nw ora 17:00, pranë qendrës sportive “Sezai Surroi” në Prizren, për të vazhduar në Bazhdarhane pranë “Shtëpisë e Bardhë” si dhe rrugës drejt Shadërvanit ku do të organizohet performansa “Lulja e Srebrenicës”.

“Marshi i paqes është manifestim këmbësorësh i cili mbahet në kuadër të përvjetorit të gjenocidit ndaj boshnjakëve të Srebrenicës dhe të rrethinës së saj me qëllim të përkujtimit të viktimave të gjenocidit dhe rikujtimin e krimeve të tmerrshme të kryera nga forcat ushtarake të Republikës së Srpskës, të ndihmuar nga forcat e Serbisë, ndaj popullit boshnjak në muajin qershor të vitit 1995. Marshi i paqes organizohet në gati të gjitha vendet e botës, posaçërisht këtë vit kur mbushen njëzet vjet nga gjenocidi në Srebrenicë. Kolona e pjesëmarrësve n umëron me mijëra njerëz nga të gjitha anë të botës dhe për çdo vit kjo kolonë është më e madhe”, thuhet në njoftim.

Organizatorët bëjnë thirrje të gjithë qytetarët që të marrin pjesë, për t’u bashkuar me të gjithë botën në përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, ku janë vrarë mbi 8 mijë njerëz. /Kosovapress