20-vjeçari nga Kosova që po shkëlqen në Bundesliga

Një yll i futbollit shqiptar po lind në Gjermani. Florent Muslija është vetëm 20-vjeçar, megjithatë, po tregohet se është një talent i jashtëzakonshëm.

Sport

21/10/2018 10:58

Florent Muslija ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm për Hannoverin ndaj Leverkusenit, shkruan albinfo.ch.

Mesfushori shqiptar shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 25-të nga rreth 30 metra. Goli i tij ishte i jashtëzakonshëm.

Kujtojmë se Muslija me Hannoverin në Bundesliga ka debutuar ndaj Eintracht Frankfurtit, ku kishte arritur të shënojë golin e vetëm në humbjen 1:4.

Në takimin e fundit ndaj Leverkusenit ishte hera e parë që luajti nga fillimi, por u zëvendësua në minutën e 68-të.

Florent Muslija është pjesë e Gjermanisë U-20. Ai është me prejardhje nga Kosova. /Lajmi.net/