20 truke fashion për emergjencat që rrezikojnë pamjen tuaj

Të jesh gjithmonë e përkryer nuk është e lehtë dhe këtë e dinë shumë mirë femrat që duhet të bëjnë gjithçka vetë.

Lifestyle

20/02/2017 19:46

Ndonëse vrapojnë për në punë,  në pazar, duhet të kujdesen për fëmijët, prindërit apo të dashurin, duken gjithmonë në formë dhe të kuruara në çdo detaj.

Nëse e keni pyetur veten se si arrin një vajzë që të gjej kohë për gjithçka dhe të ketë atë pamjen e shkëlqyer sikur ka ecur gjithë jetë mbi “bizele”, po ju zbulojmë një sekret, ose më mirë të themi 20 “sekrete” të vogla që do të zgjidhin çdo incident që mund të rrezikojë pamjen tuaj.

Eliminojini njollat e antidjersës në rroba me lënd limoni ose sodë buke.

Përdorni llak flokësh ose manikyr për të penguar grisjen e mëtejshme të getave.

Vendoseni pulovrën tuaj në ngrirjen e frigoriferit për të penguar që të shformësohet.

Shpëto nga elektrizimi i rrobave duke fërkuar një letër të thatë mbi to.

Një piastër flokësh mund të përdoret edhe si hekur për emergjencat.

Njollat e fondatinës në bluzat tuaja mund t’i eleminoni fare lehtë me pak shkumë rrojeje.

Nëse këpucët ju shtrëngojnë mund ta zgjidhni problemin duke vendosur brenda tyre qese me ujë dhe t’i lini gjithë natën në ngrirjen e frigoriferit.

Për të eliminuar njollat e verës së kuqe mjafton të hidhni mbi to verë të bardhë.

Çizmet tuaja mund t’i mbani në formë të mirë duke vendosur revista ose gazeta brenda tyre.

Përdorni doedorant për të shmangur krijimin e kallove në këmbë.

Në raste nevoje, xhaketa juaj e lëkurës mund të shërbejë edhe si çadër.

Nëse telat e reçipetave kanë dalë, fiksojini me pak elikoplast.

Për të eliminuar njollat e buzëkuqit mund të përdorni një spray flokësh.

Nëse keni humbur kapëset e vëthëve, në vend të tyre mund të përdorni një gomë lapsi.

Shmangni fluskat në këmbë duke ngrohur balerinat përpara se t’i vishni.

Forconi syzet tuaja duke hedhur pak manikyr te tejdukshem ne pikat lidhese.

Njollat në këpucët tuaja prej kastori mund t’i fshini me një gomë të thjeshtë lapsash.

Nëse keni humbur një pullë nga këmisha juaj, kalojeni situatën duke vendosur një fiksuese kravate.

Nëse e njëjta gjë ju ka ndodhur me xhinset, vendosni një kapëse letrash në vend të pullës.

Nëse zinxhiri juaj ngec, vendosni pak lip buzësh mbi të, ose kaloni një laps të zi plumbi mbi hallka dhe do të funksionojë sërish.