20 tonë vezë të infektuara janë shitur në Danimarkë

Njëzet tonë vezë të infektuara nga përdorimi abuziv i insekticidit fipronilit në fazën e rritjes së pulave për vezë janë shitur në Danimarkë.

Bota

10/08/2017 22:06

Vezët e ziera dhe të skuqura u shitën kryesisht në kafene dhe firma hoteliere, u tha në një deklaratë nga Administrata Daneze e Veterinarisë dhe Ushqimit.

Insekticidet mund të dëmtojnë veshkat e njerëzve, gjëndrat e mëlçisë dhe tiroides nëse hahen në sasi të mëdha, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, administrata daneze e ushqimit ka thënë që nuk ka nevojë për “shqetësim” pasi vezët e blera nga “Danæg Products” nuk përbënin rrezik për konsum njerëzor.